Aktualitet

“Salillari” nis punimet për ndërtimin e rrugës së aeroportit, banorët e fshatit Gostil dalin në protestë: S&#

6 Korrik 2021, 15:30 Nga DOSJA
“Salillari” nis punimet për ndërtimin e rrugës

KUKËS– Kompania “Salillari”, e cila ka edhe koncesionin e Rrugës së Kombit ka nisur punimet për rreth-rrotullimin në fshatin Gostil të Kukësit. Fillimi i punimeve ka nxitur reagimin e banorëve të lagjes Gostil, të cilët kundërshtojnë projektin duke pretenduar se janë prekur tokat e tyre bujqësore, që janë burimi kryesor i të ardhurave për ta. 

Sipas tyre, kompania po shkatërron tokat bujqësore, vreshtat e parcelat e mbjella pa njoftuar dhe pa pasur një projekt të dakordësuar mes paleve e marrëveshje për shpronësimet.

Ata kërkojnë që pronat e tyre, të dokumentohen në hipotekë dhe t’u bëhet përllogaritja e dëmshpërblimit sipas çmimit të tregut.

Projekti ka të parashikuar ndërtimin e dy rrethrrotullimeve në dy anët e Rrugës së Kombit,  njëri prej të cilëve do të shërbejë si devijim për rrugën e re që do të lidhë aeroportin e Kukësit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne gostil te kukesit protesta ne gostil te kukesit

Sondazh

Poll