Aktualitet

Hapja e Kapshticës/ Nga data 2 korrik hynë dhe dolën mbi 8500 persona

6 Korrik 2021, 14:11 Nga DOSJA
Hapja e Kapshticës/ Nga data 2 korrik hynë dhe dolën mbi 8500

Mbi 8500 persona kanë hyrë dhe dalë gjatë 4 ditëve të fundit përmes Kapshticë.

Përveç fluksit në dalje edhe në hyrje shifra të emigrantëve që vijnë në Shqipëri është e lartë.

Pas hapjes së kësaj pike kufitare, e cila ka qenë e penalizuar sa i takon masave të vendosura nga autoritetet greke, udhëtarët tregojnë se kjo u shkurton distancë, koston por edhe u lehtëson lëvizjen.

Vetëm në 24 orët e fundit nga Kapshtica kanë hyrë 1212 dhe kanë dalë 1239 persona. Për të gjithë ata që vendosin të lënë Shqipërinë autoritetet kërkojnë që krahas formularit PLF të kenë certifikatën e vaksinimit, PCR apo Rapid Test.

Marre nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapja e kapshtices hapja e kapshtices

Sondazh

Poll