Aktualitet

KPA thotë fjalën e fundit! Gjyqtari i Apelit, Gramoz Levanaj shkarkohet nga detyra, kërkoi vetë që të largohej nga “

6 Korrik 2021, 13:54 Nga DOSJA
KPA thotë fjalën e fundit! Gjyqtari i Apelit, Gramoz Levanaj

TIRANË– Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur lënien në fuqi të vendimit për gjyqtarin e Apelit në Tiranë, Gramoz Levanaj. Trupa gjykuese e KPA, e përbërë nga Rezarta Schuetz, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e datës 14 prill. Në këtë datë, një vit më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj për shkak të dorëheqjes së tij, si dhe t’i heqë të drejtën për t’u emëruar në insitucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në tetor të një viti më parë, Dosja.al denoncoi sesi Levanaj dekonspiroi Prokurorinë, njoftoi biznesmenin Helidon Gjikokase do të arrestohej për hotelin në Dhërmi. (Shiko këtu) 

Njoftimi i vendimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2021, datë 11.05.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.07.2021.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gramoz levanaj kpa gramoz levanaj kpa

Sondazh

Poll