Aktualitet

Zbardhet misteri, zhdukja ishte rrëmbim! Gjendet e mitura greke, shqiptari i kishte vendosur foto në internet, e shoqëronte v

6 Korrik 2021, 13:44 Nga DOSJA
Zbardhet misteri, zhdukja ishte rrëmbim! Gjendet e mitura greke, shqiptari

GREQI– Gjendet 16-vjeçarja Amanda, e cila ishte shpallur e zhdukur që prej 6 qershorit të këtij viti nga familjarët e saj. E mitura ishte raportuar e zhdukur një muaj më parë dhe u gjet sot në zonën e Atikës. 

Në prangat e Policisë greke përfundoi një shqiptar, i cili dyshohet se ka rrëmbyer dhe trafikuar vajzën e mitur. Madje kishte vendosur foton e saj në një faqe “rozë”, ku edhe kërkonte takime. Pas informacioneve të marrë lidhur me faqen e internetit, disa efektivë policie kërkuan takim me të miturën, duke sjellë edhe arrestimin e shqiptarit.

Nga informacionet e siguruara, 16-vjeçarja shoqërohej nga vetë shqiptari në takimet e saj me klientët, ndërsa në pranga ka rënë edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për një shtetas grek që administronte faqen e internetit dhe me një punonjëse seksi, e cila komunikonte me klientët në telefon. 

Deri më tani mësohet se e mitura është nën kujdesin e një psikologu që e ndihmon atë të kapërcejë tronditjen, pasi është në gjendje shoku. 

Marrë nga Newsbomb

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi rrembimi i te mitures ne greqi arrestohet shqiptari ne greqi rrembimi i te mitures ne greqi

Sondazh

Poll