Aktualitet

U arrestua nga RENEA, Fatos Tushe çohet në Policinë e Tiranës, momenti kur zbret nga automjeti i bardhë

6 Korrik 2021, 13:42 Nga DOSJA
U arrestua nga RENEA, Fatos Tushe çohet në Policinë e

TIRANË– Fatos Tushe, kryebashkiaku i Lushnjes i arrestuar ditën e sotme për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do të merret në pyetje dhe do të mbahet deri në dhënien e masës së sigurisë.

Ai është shoqëruar nga shefi i seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me një makinë pa logo policie, sipas protokollit për shoqërimin e zyrtarëve të lartë.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndalohet fatos tushe ndalohet fatos tushe

Sondazh

Poll