Aktualitet

Sherri mes vëzhguesve dhe numëruesve të PD-PS në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë (EMRI)

6 Korrik 2021, 13:13 Nga DOSJA
Sherri mes vëzhguesve dhe numëruesve të PD-PS në zgjedhjet e

TIRANË– Armand Stërmasi, është 26-vjeçari i arrestuar nga policia pasi ka marrë pjesë në një sherr masiv të regjistruar në një nga qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Policia raporton se i riu është akuzuar për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z)., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave” -njofton policia.

Ngjarja ka ndohur në 26 prill gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e Votimit tek shkolla “1 Maji”. Përplasja fizike ka ndodhur mes vëzhguesve dhe numëruesve të Partisë Socialiste dhe Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armand stermasi sherr ne votimin e 25 prillit armand stermasi sherr ne votimin e 25 prillit

Sondazh

Poll