Aktualitet

Operacioni “Shpirti”/ Pas Maksim Sotës së Vlorës, edhe një prokuror i Fierit i përfshirë në trafik droge

6 Korrik 2021, 13:09 Nga DOSJA
Operacioni “Shpirti”/ Pas Maksim Sotës së Vlorës,

TIRANË– Përveç prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, dyshohet se pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë është i përfshirë edhe një prokuror i Fierit.

“ReportTv” raporton se pritet që në ditët në vijim të zbardhen detaje të tjera të “rolit” të prokurorit. Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona.

Ditën e djeshme Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 24 të arrestuar dhe “arrest shtëpie” për katër të tjerë e mes tyre edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota.

Nga hetimet e operacionit “Shpirti” që çoi në pranga 38 persona, në kërkim janë shpallur edhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul Deda dhe Hekuran Marku. Të dy, dyshohet se kanë qenë në krye të këtij rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshijen në grupin kriminal. Edhe pse në mungesë, sot për ta GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maksim sota operacioni shpirti maksim sota operacioni shpirti

Sondazh

Poll