Aktualitet

Kapet 20-vjeçarja me kanabis në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari për mashtrim! Pesë ndalime në kryeqytet, veprat penale për

6 Korrik 2021, 12:59 Nga DOSJA
Kapet 20-vjeçarja me kanabis në Tiranë, arrestohet

TIRANË– Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Në pranga ka përfunduar një 20-vjeçare e cila është kapur nga efektivët me kanabis. Po ashtu është arrestuar dhe një 44-vjeçar pasi akuzohet për mashtrim.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Xh. K., 20 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit Z. Z., 44 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z)., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave. Më datë 06.07.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A. N., 39 vjeçe, pasi babai i një fëmije të mitur ka bërë kallëzim se shtetasja A. N. ka dhunuar fëmijën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll