Aktualitet

Prej 9 ditësh aktiv zjarri në Malin e Tomorrit/ Zjarrfikësit dhe banorët ‘në luftë’ me flakët, 25 forca të ushtrisë

6 Korrik 2021, 12:57 Nga DOSJA
Prej 9 ditësh aktiv zjarri në Malin e Tomorrit/ Zjarrfikësit dhe

BERAT– Prej 9-ditësh zjarri në Malin e Tomorrit mbetet aktiv. Temperaturat e larta dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet, duke krijuar vatra të reja, ndërkohë që në shumë zona raportohet se shumë vatra zjarri janë drejt neutralizimit të plotë dhe po monitorohen me kujdes që të mos riaktivizohen.

Në ndihmë të punonjësve të ADZM-së janë prej 1-javë rreth 25 forca të ushtrisë dhe banorë të fshatrave përreth Tomorrit.

Për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, janë kryer edhe hedhje uji me helikopter nga ajri. Deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra dhe shumë fole zogjsh.

Në lidhje me situatën në ditën e nëntë të zjarrit në Malin e Tomorrit ka folur Drejtori i ADZM Berat, Fatos Nako.

Në zonën jugore ku kishte vatra të shumta zjarri, falë punës së punonjësve të ADZM-së Berat, forcave të ushtrisë dhe banorëve të zonës është punuar për eliminimin e kësaj vatre që është pothuajse në fazën e izolimit. Kjo vatër që po shkon drejt izolimit do të jetë në monitorim të vazhdueshëm edhe në ditët në vijim derisa të kryhet shuarja e plotë e saj. Zona veriore dhe perëndimore, që kanë qenë prej dy ditësh të izoluara, janë nën monitorim nga forcat e ADZM-së pasi dihet që terreni i vështirë, temperaturat e larta, era e fortë dhe mungesa e reshjeve krijon premisa që në çdo moment zjarri të riaktivizohet. Puna për shuarjen e plotë të zjarrit në Malin e Tomorrit do të vijojë edhe për shumë ditë të tjera, deri në izolimin e plotë të rrezikut të riaktivizimit”, -ka thënë Fatos Nako.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bie zjarr ne malin e tomorrit bie zjarr ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll