Aktualitet

Avokati Saimir Vishaj dhe Vate Staka nga KLP/ Gjykata e Lartë publikon 9 kandidatët për tre vendet vakante në ‘Kushtetuese

6 Korrik 2021, 11:48 Nga DOSJA
Avokati Saimir Vishaj dhe Vate Staka nga KLP/ Gjykata e Lartë publikon 9

TIRANË– Gjykata e Lartë ka bërë kërkesë për plotësimin e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani, janë 9 kandidatë të cilët kanë paraqitur kërkesën për pozicionet boshe.

Vendet boshe janë të Vitore Tushës, Fatmir Hoxhës dhe Gani Dizdari. 9 zyrtarë të cilët kanë aplikuar për vendet vakante janë: Albert Demirneli, Alket Jaupi, Dhimitrula Spiro, Ervin Karamuço, Helena Papa , Saimir Visha, Sandër Beci,  Vatë Staka dhe Zhaklina Peto. Kandidatët që vijnë nga KLP janë Vate Staka dhe Sandër Beci ndërsa nga avokatura është Saimir Vishaj.

NJOFTIMI I PLOTË

06.07.2021

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 03.06.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 3 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese që duhen plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkuruar në tre vendet vakante për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese këta kandidatë:

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert demirneli alket jaupi dhimitrula spiro gjykata e lartë albert demirneli alket jaupi dhimitrula spiro gjykata e lartë

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 10:59

SARANDË– Tre autorët të cilët sulmuan me shkopa besjbolli avokatin në Sarandë, janë shpallur në kërkim. Tre personat e dhunuan si dhe i sulmuan makinën me ...