Aktualitet

EMRI/ Dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën pyllit të Vithkuqit, procedohet penalisht 54-vjeçari

6 Korrik 2021, 11:36 Nga DOSJA
EMRI/ Dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën pyllit të

KORÇË- Alfons Pinderi është proceduar penalisht ditën e sotme nga policia e Korçës, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies së pyllit të Vithkuqit. Në njoftimin e policisë thuhet se 54-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Vithkuq, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet si autori i zjarrvënies në një sipërfaqe pyjore, ngjarje e ndodhur më datë 02.07.2021, në zonën e Vithkuqit, Korçë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Zjarri në pyllin e Vithkuqit u vendos më 1 korrik. Zjarri në atë zonë dogji mbi 20 hektarë pyll, si dhe qëndroi disa ditë i ndezur.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfons pinderi zjarri ne vithkuq alfons pinderi zjarri ne vithkuq

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 10:59

SARANDË– Tre autorët të cilët sulmuan me shkopa besjbolli avokatin në Sarandë, janë shpallur në kërkim. Tre personat e dhunuan si dhe i sulmuan makinën me ...