Aktualitet

I humbur prej tre ditësh, gjendet në Sarandë 12-vjeçari, Ronaldo Tanushi

6 Korrik 2021, 11:26 Nga DOSJA
I humbur prej tre ditësh, gjendet në Sarandë 12-vjeçari,

SARANDË– Ronaldo Tanushi, 12-vjeçari që humbi pa gjurmë tre ditë më parë në Tiranë, është gjetur sot në Sarandë. Lajmin e ka dhënë vetë babai i djalit, Gazmend Tanushi.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, Tanushi tha se sapo e kishte marrë sërish të birin, teksa nuk i mbajti dot lotët.

“Motra sa më erdhi një informacion, e kanë gjetur djalin. Unë tani jam në Fier, rrugës për në Sarandë. Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit ju, faleminderit Policisë së Shtetit”, tha babai.

Humbja e 12-vjeçarit i cili jeton në Bathore është denoncuar ditën e djeshme. Babai i 12-vjecarit, Gazmend Tanushi dha alarmin dy ditë pasi i biri nuk shkelte më në shtëpi. Ai tregoi se kishte bërë kallëzim në polici, por që nuk i kishin dhënë asnjë lajm. Tashmë, pas tre ditësh, familja është bashkuar sërish.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gazmend tanushi ronaldo tanushi zhduket 12-vjecari ne tirane gazmend tanushi ronaldo tanushi zhduket 12-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 10:59

SARANDË– Tre autorët të cilët sulmuan me shkopa besjbolli avokatin në Sarandë, janë shpallur në kërkim. Tre personat e dhunuan si dhe i sulmuan makinën me ...