Aktualitet

‘Do i jap dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit’/ Përgjimet që zbuluan korrupsionin në QSUT, dy mjekët morën pa

6 Korrik 2021, 11:17 Nga DOSJA
‘Do i jap dhuratë 500 mijë lekë të vjetër

SHKODËR– Dy mjekët e QSUT-së, të cilët morën para për operacionin e Elmidin Dylit, Gjykata Shkodër, janë lënë në burg. Ka qënë babai i Elmidin Dylit, i riu i cili u plagos në ‘Masakrën e Velipojës’ i cili i dha para mjekut kirurg ortoped Serdi Meminit, dhe mjekut anestezist reanimator, Ervin Sulaj.

Ervin Sulaj i cili ka qenë i pranishëm në sallë ka mohuar se ka lidhje me marrje ryshfeti duke thënë se ai dhe kolegu i tij janë marrë vetëm me operacionin e të plagosurit Elmedin Dyli.

Ndërkohë mjeku tjetër kirurg Serdi Memini nuk ka qenë i pranishëm në sallë për shkak se është i shtruar në spital në Tiranë dhe nuk është në gjendje shëndetësore të mirë ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij.

Përpos dy mjekëve të cilët u lanë në burg, Gjykata e Shkodrës caktoi detyrim paraqitje për Fatbardh Dylin, babai i Elmidin Dylit.

Si u zbulua korrupsioni i mjekëve?

Ka qenë bashkëshortja e Fatbardh Dyli ajo e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me infermieren në Shkodër Diellë Macaj duke i thënë asaj se do t’i çojnë dhuratë 500 mijë lekë të vjetër doktorit por pa përmendur emrin se cilit prej tyre.

Infermierja e ka mbështetur në atë bisedë duke i thënë se “është mirë t’ia dërgosh dhuratën”.

Policia ka lënë në burg dy mjekët dhe ka dhënë masën e sigurisë për infermieren në Shkodër Diellë Macaj që është një e njohur e familjes Dyli si dhe babait Fatbardh Dyli i cili u lirua me masën “detyrim paraqitje” për shkak se nuk rezulton të ketë element të veprës penale.

Çfarë ndodhi më 27 qershor në Velipojë?

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve shkaktoi 4 viktima dhe 2 të plagosur. Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj për të ndihmuar familjen, të cilën e kishte në gjendje jo të mirë ekonomike.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dielle macaj elmidin dyli ervin sulaj fatbardh dyli serdin memini dielle macaj elmidin dyli ervin sulaj fatbardh dyli serdin memini

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 10:59

SARANDË– Tre autorët të cilët sulmuan me shkopa besjbolli avokatin në Sarandë, janë shpallur në kërkim. Tre personat e dhunuan si dhe i sulmuan makinën me ...