Aktualitet

Mbërrijnë në Tiranë zyrtarët dhe biznesmenët e arrestuar në Lushnje, momenti kur furgoni i zbret në Drejtorinë e Polici

6 Korrik 2021, 11:11 Nga DOSJA
Mbërrijnë në Tiranë zyrtarët dhe biznesmenët e

TIRANËDosja.al ka siguruar momentin kur mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës zyrtarët dhe biznesmenët që u prangosën në Lushnje paraditen e sotme.

Pamjet tregojnë çastin kur furgonat e bluve futen njëri pas tjetrit në oborrin e godinës së Drejtorisë dhe nga aty zbresin të prangosurit. Mes tyre është edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili akuzohet për shkelje me tenderat.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

Lajmi kryesor: SPAK në Lushnje/ Arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe, në pranga edhe 10 zyrtarë, abuzuan me tenderat e pastrimit dhe kanaleve të ujitjes (ZHVILLIMET)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 10:59

SARANDË– Tre autorët të cilët sulmuan me shkopa besjbolli avokatin në Sarandë, janë shpallur në kërkim. Tre personat e dhunuan si dhe i sulmuan makinën me ...