Aktualitet

6 Korrik 2021, 10:59 Nga DOSJA

SARANDË– Tre autorët të cilët sulmuan me shkopa besjbolli avokatin në Sarandë, janë shpallur në kërkim. Tre personat e dhunuan si dhe i sulmuan makinën me shkopa bejsbolli, Marjel Mejdinit.

Ka qënë vetë avokati, i cili ka dëshmuar nga spitali se personat e kanë dhunuar për shkak të disa problemeve që ka me një pronë.

Personat e paidentifikuar, e sulmuan avokatin pasditen djeshme në zonën pranë portit në Sarandë. Ata zbritën nga tre makina, e më pas thyen xhamat e makinës së avokatit. 39-vjeçari pësoi fraktura të shumta në trup ndaj mund të transportohet jashtë vendit për një kurim më të specializuar.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tre autorëve dhe ndodhet në kërkim të tyre. Po ashtu, avokati është marrë në mbrojtje nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte. Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marjel mejdi sherr ne sarande marjel mejdi sherr ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 09:33

LUSHNJE– Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje që u vu sot në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...