Aktualitet

Shpërdorim detyre e 24 mln lekë tender, ‘strumbullari’ që dogji Fatos Tushen, kryebashkiaku i Lushnjes shkeli bar

6 Korrik 2021, 10:07 Nga DOSJA

TIRANE- Ka qenë shkelja e barazisë në tendera që sipas SPAK është arsyeja kryesore pse është bërë arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë në Lushnje.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë 7 persona në masën e sigurisë arrest me burg dhe 4 të tjerë arrest shtëpie. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Arsyeja kryesore pse u bë arrestimi i Tushes është akuza e SPAK për favorizimin e një kompanie për rehabilitimin e një kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

Lajmi kryesor: SPAK në Lushnje/ Arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe, në pranga edhe 10 zyrtarë, abuzuan me tenderat e pastrimit dhe kanaleve të ujitjes (ZHVILLIMET)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 09:33

LUSHNJE– Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje që u vu sot në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...