Aktualitet

Situata në plazhe, reagon Konfindustria: Agjensia Kombëtare e Bregdetit të marrë përgjegjësinë pse nuk ka përfunduar nda

6 Korrik 2021, 10:03 Nga DOSJA
Situata në plazhe, reagon Konfindustria: Agjensia Kombëtare e

TIRANË– Konfindustria Shqiptare ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona, masakër e cila erdhi për shkak të një konflikti për ndarjen e hapsirës bregdetare.

Në një njoftim për shtyp, Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme dhe të shpejta ndaj individëve dhe institucioneve përgjegjëse, teksa shprehet se papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i tyre, po dëmtojnë rëndë industrinë e turizmit. Konfindustria bën përgjegjëse Agjensinë Kombëtare të Bregdetit, të shpjegojë arsyet se përse edhe në fund të muajit qershor në fillimin e pikut të sezonit, nuk ka përfunduar ndarja e hapsirave ranore për bizneset turistike.

 

Njoftimi i plotë:

Konfindustria, duke u nisur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në plazhin e Velipojës si dhe disa ngjarje të tjera të papranueshme në bregdet dhe pjesë të tjerat të vendit, kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme dhe të shpejta ndaj individëve dhe institucioneve përgjegjëse, që me paaftësinë, korrupsionin dhe subjektivizmin e tyre po dëmtojnë rëndë industrinë turistike dhe ekonominë kombëtare në tërësi. Përndryshe rrezikojmë, që jo vetëm të dëmtohet viti turistik 2021, por edhe në afatgjatë të preket industria turistike në shkallë vendi.  

Konfindustria vlerëson, se Agjensia Kombëtare e Bregdetit, që duke filluar nga viti 2020, është përcaktuar ligjërisht për menaxhimin e hapsirës bregdetare, duhet të shpjegojë arsyet dhe të nxjerri përgjegjësit, se përse edhe në fund të muajit qershor në fillimin e pikut të sezonit, nuk ka përfunduar ndarja e hapsirave ranore për bizneset turistike. Pikërisht, arsyet të lindura nga korrupsioni dhe paaftësia e agjensive shtetërore, shërbejnë në masë të madhe edhe si shkak për lindjen e përballjeve të papranueshme me humbje deri jetësh njerëzore në kulmin e sezonit turistik.

Konfindustria vlerëson, se industria turistike është me rëndësi thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare. Si e tillë është e domosdoshme, që të ndryshohen dhe përmirësohen thebësisht të gjitha politikat zhvilluese, burimet e financimit, standartet dhe rregullat e menaxhimit të industrisë turistike dhe gjithë aktorëve të saj. Politikat e deritashme e mbështetur në parimin e “laissez-faire/ bë cfarë të duash”, paaftësi të përgjithshme dhe korrupsion në sektorin e ekonomisë turistike shqiptare duhet të marrë fund.

Pothuajse në të gjithë zonat bregdetare të vendit janë krijuar problematika të shumta me ndarjen e stacioneve të plazhit dhe vendosjes së shezlongeve.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet konfindustria shqiptare konfindustria shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 09:33

LUSHNJE– Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje që u vu sot në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...