Aktualitet

SPAK në Lushnje/ Arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe, në pranga edhe 10 zyrtarë, abuzuan me tenderat e pastrimit dhe kanalev

6 Korrik 2021, 08:17 Nga DOSJA
SPAK në Lushnje/ Arrestohet kryebashkiaku Fatos Tushe, në pranga edhe

LUSHNJE–Një operacion masiv anti-korrupsioni është duke u zhvilluar në të gjithë vendin ku i pari zyrtar i nivelit të lartë që është arrestuar është kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe. Tushe, është ndaluar në një operacion që po mbështetet edhe nga RENEA dhe Policia e Shtetit që ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Një burim i mirëinformuar i tha Dosja.al se janë 10 urdhër-arreste që janë prerë nga SPAK. Mes të arrestuarve janë vartës të Tushes dhe biznesmenë. Të arrestuarit janë: 

Arrest me burg
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Operacioni është shtrirë në Ndërmarrjen e Pasurive Publike në Lushnje, ku është janë shoqëruar disa persona nga zyra e Urbanistikës dhe Kadastrës.  Zyrtarët e ndaluar bashkë me Tushen akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe abuzime me tenderat e bashkisë, në lidhje me pastrimin e qytetit. Konkretisht ata akuzohen se kanë shkaktuar një dëm prej 24 milionë lekësh për një abuzim me tenderin për kanalet ujitëse.

Akuzat e SPAK për të arrestuarit e sotëm

(f.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatos tushe lushnje ndalohet fatos tushe spak ne lushnje fatos tushe lushnje ndalohet fatos tushe spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 09:33

LUSHNJE– Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje që u vu sot në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...