Aktualitet

I shpallur në kërkim për kanosje me armë, arrestohet 32-vjeçari nga Lezha në Morinë

6 Korrik 2021, 09:35 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim për kanosje me armë, arrestohet

MORINË- Një person i shpallur në kërkim nga policia e Lezhës është arrestuar ditën e sotme në Morinë. Me anë të një njoftimi, policia bënë me dije se 32-vjeçari me iniciale E.F i shpallur në kërkim për veprat penale  “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosje” u arrestua. Në vitin 2018, 32-vjeçari ka kanosur me armë zjarri në Krujë personin me iniciale D.M.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan 32-vjeçarin me inicialet E. F., banues në Varosh të Lezhës.

Kjo pasi pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në vitin 2018, në Thumanë, Krujë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin D. M.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32-vjeçari ne morine policia e lezhes arrestohet 32-vjeçari ne morine policia e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 09:33

LUSHNJE– Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje që u vu sot në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...