Aktualitet

“Dëgjova një shpërthim të madh”/ Dëshmitari rrëfen ngjarjen që i mori jetën 20-vjeçarit në gomisteri mëngjesin e

6 Korrik 2021, 09:09 Nga DOSJA
“Dëgjova një shpërthim të madh”/ Dëshmitari

DURRËS- Një dëshmitar në Lushnje ka treguar ngjarjen që tronditi Durrësit mëngjesin e sotëm, ku 20-vjeçari Rafael Tafaj humbi jetën teksa po rregullonte gomën e një kamioni. Balkan Web shkruan se sipas dëshmitarit në momentin e shpërthimit u dëgjua një zhurmë e madhe, ndërkohë që shtoi se jeta e të riut mund të shpëtohej, por për shkak të vonesës së ardhjes së ambulancës dhe policisë në vendngjarje, ai nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra. Në fjalën e tij dëshmitari është shprehur se Tafaj ishte djalë shembullor dhe shumë punëtor, pasi ai mbante familjen me bukë.

“Isha në kafe në kat të dytë dhe dëgjova një shpërthim të madh. Dola jashtë dhe pamë një re tymi të bardhë. Zbritëm poshtë dhe pamë që djali, 2 metër, e kishte zhvendosur fuqia e gomës disa metra dhe e kishte mbështetur pas disa hekurave nga presioni. Lajmëruam urgjencën menjëherë dhe policinë. Urgjenca mbërriti me shumë vonesë. Askush nga ne s’ja jepnim dot ndihmën. Pritëm me ankth që të vinte urgjenca, se ndoshta dhe shpëtonte. Mbërriti shumë vonë makina e urgjencës. 15 minuta pas urgjencës mbërriti dhe policia. E njihnim si djalë shumë punëtor. Punën e kishte afër me shtëpinë. Ai ishte shembull i shkëlqyer e një të riut që mbante familjen me bukë. Asnjë nuk ndërhyri për ta ndihmuar për shkak se mos e lëndonim. Fuqia e gomës kur e ka fryrë e ka shtyrë tek hekurat”, tha dëshmitari.

LAJMI KRYESOR: EMRI/ Vetëm 20 vjeç! Shpërthen goma e kamionit në Durrës, vdes në vend punonjësi i gomisterisë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rafael tafaj vdes punonjesi i gomisterise ne durres rafael tafaj vdes punonjesi i gomisterise ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 08:02

TIRANË– Artan Ismalaja, 51-vjeçari që masakroi me thikë gruan e tij, zihej shumë shpesh me viktimë, Klarita, për arsye xhelozie. Mësohet se në tre m...