Aktualitet

12-vjeçari i humbur prej dy ditësh, flet sërish babai: Më thonë se djalin e përdorin për të vjedhur

6 Korrik 2021, 08:12 Nga DOSJA
12-vjeçari i humbur prej dy ditësh, flet sërish babai: Më

TIRANË– Gazmend Tanushi, babai i 12-vjeçarit që është larguar nga shtëpia e tij në Bathore që prej ditës së diel, është shprehur se e kanë marrë në telefon disa persona dhe i kanë thënë që djalin e përdorin për të vjedhur.

Ai është shprehur për Faxnews se kanë qenë të shumtë personat të cilët e kanë telefonuar dhe i kanë dhënë adresa të ndryshme për vendodhjen e djalit të tij të mitur.Tanushi i ka bërë thirrje policisë së shtetit të shpallin në kërkim të birin.

Kush e shikon ta mbajë derisa të vijë policia, disa të rritur të komunitetit rom po e përdorin për vjedhje. Më kanë marrë shumë përsona në telefon, më kanë dhënë adresa të ndryshme për djalin. I bëj thirrje policisë së shtetit të shpallë në kërkim djalin“, është shprehur babai i të miturit. 

Ronaldo Tanushi, është filmuar dje në Parkun e Liqenit Artificial. I mituri është parë duke ecur në park, nën shoqërinë e një të mituri tjetër. Fatmirësisht, 12-vjeçari dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gazmend tanushi ronaldo tanushi gazmend tanushi ronaldo tanushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Korrik 2021, 08:02

TIRANË– Artan Ismalaja, 51-vjeçari që masakroi me thikë gruan e tij, zihej shumë shpesh me viktimë, Klarita, për arsye xhelozie. Mësohet se në tre m...