TIRANË– Artan Ismalaja, 51-vjeçari që masakroi me thikë gruan e tij, zihej shumë shpesh me viktimë, Klarita, për arsye xhelozie. Mësohet se në tre muajt e fundit, çifti Ismalaja ziheshin pas Artani mendonte se gruaja e tij, 45-vjeçare e tradhëtonte.
Përveç tradhëtisë, dyshja debatonin dhe për blerjen e një shtëpie. Konkretisht mësohet se Klarita Ismalaja i kishte kërkuar para të shoqit për të blerë një shtëpi të re për prindërit e saj në Bubq, në mënyrë që t’i largonte nga periferia e Fushë Krujës, ku dhe jetonin për momentin.
Dhe pikërisht dje, ditën kur ndodhi krimi, dyshja ishin nisur për të parë një shtëpi për prindërit e 45-vjeçares. Rrugës ata kanë debatuar për dyshimet për tradhëti që kishte autori dhe çështja ka agravuar. Artan Ismalaja futi makinën në oborrin e një stalle lopësh dhe e masakroi të shoqen. Më pas ai tentoi të vriste dhe veten.
Ishte roja i stallës së lopës ai që lajmëroi policinë pas skenës që pa në makinë dhe 51-vjeçari u dërgua në spital, ku u vu sot në pranga. Klarita Ismalaja la pas dy fëmijë, të dy djem.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një 40-vjeçar me inicialet K.H., është vënë në pranga pasi akuzohet se kishte kthyer një dyqan të vogël, të llojit tabakino në një pikë shit...
DURRËS– Një 20-vjeçar me emrin Rafael Tafaj ka ndërruar jetë në gomisterinë ku punonte teksa rregullonte gomën e një kamioni. Ngjarja e rëndë është ...
LEZHË– Një burrë dhe një grua kanë përfunduar në spital pasi janë rrahur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në zonën e plazhit, n...
DURRËS– Artan Ismalaja, 51-vjeçari që vrau me thikë të shoqen, klarita Ismalaja është vënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit...
VLORË– 310 municione historike të llojeve të ndryshme janë zbuluar dhe janë nxjerrë nga deti Jon, pas një pastrimi të bërë nga rojet bregdetare dhe Marina ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për buxhetin e emergjencës, i cili shkurtoi ...
TIRANË– Pesë leje drejtimi janë pezulluar për vetëm tre orë monitorim nga Policia Rrugore, një aksion i zhvilluar në aksin Sauk–Teg. Sipas njoftimit ...
TIRANË– Petrit Ruka, poeti dhe kineasti i njohur është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Mësohet se Ruka ka ndërruar mbyllur sytë në orët e para ...