Aktualitet

3500 lekë për dozë! Shiste kokainë në tabakino, arrestohet 40-vjeçari në Allias, hetohej prej 5 muajsh, sekuestrohen afro

6 Korrik 2021, 07:40 Nga DOSJA
3500 lekë për dozë! Shiste kokainë në tabakino,

TIRANË– Një 40-vjeçar me inicialet K.H., është vënë në pranga pasi akuzohet se kishte kthyer një dyqan të vogël, të llojit tabakino në një pikë shitjeje drogërash të forta, konkretisht kokainë.

Pas pesë muajsh hetime, 40-vjeçari i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, u suprizua nga policia në Allias dhe u vu në pranga.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të operacionit të koduar Alliasi janë sekuestruar doza kokainë, një armë zjarri e llojit pistoletë, 42.000 lekë të rinj, 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celularë. Tabakinoja e kthyer në një pikë shitjeje droge ndodhej pranë banesës së 40-vjeçarit.

Një dozë kokainë, i riu e shiste për 3 mijë e 500 lekë të reja.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 40-vjecari ne allias arrestohet 40-vjecari ne allias

Sondazh

Poll