Aktualitet

EMRI/ Vetëm 20 vjeç! Shpërthen goma e kamionit në Durrës, vdes në vend punonjësi i gomisterisë, dëshmitari: Ai mund të

6 Korrik 2021, 07:24 Nga DOSJA
EMRI/ Vetëm 20 vjeç! Shpërthen goma e kamionit në

DURRËS– Një 20-vjeçar me emrin Rafael Tafaj ka ndërruar jetë në gomisterinë ku punonte teksa rregullonte gomën e një kamioni. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1,  në zonën e Kënetës në Durrës, në ambientet e një gomisterie ku dhe ishte punësuar i riu.

Në momentin që 20-vjeçari po rregullonte gomën e një kamioni, kjo e fundit ka shpërthyer dhe ka goditur punonjësin. Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë që një dëshmitar në vendngjarje u shpreh se jeta e 20-vjeçarit mund të shpëtohej nëse ambulanca nuk do të vonohej aq shumë.

Njoftimi i policisë: Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1,  Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(I.A;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rafael tafaj vdes punonjesi i gomisterise ne durres rafael tafaj vdes punonjesi i gomisterise ne durres

Sondazh

Poll