Politike

Nata e Kadrit ndryshon skenarin e protestës, opozita mblidhet më 2 qershor

27 Maj 2019, 10:44 Nga DOSJA
Nata e Kadrit ndryshon skenarin e protestës, opozita mblidhet më 2

TIRANË-Opozita ka ndryshuar sërish datën e protestës. Më 2 qershor ora 19:00, PD dhe aleatët do të zhvillojnë protestën e shtatë kombëtare. Shkak për këtë është bërë fakti se 31 maji është Nata e Kadrit, një natë e bekuar e muajit Ramazan. Dosja.al botoi një artikull ditën e djeshme, ku referoi se protesta e 31 majit nuk do të mund të ishte e dhunshme, pasi është Nata e Kadrit.

“Nisur nga fakti qe data 31 Maj eshte Nate Kadri, ne respekt te besimtareve myslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor eshte dita e femijeve; Protesta kombetare do te mbahet me date 2 Qershor 2019, ora 19.00, perpara Kryeministrise.”-thuhet në njoftimin e PD. 

Ditën e djeshme, edhe kryeministri Edi Rama, njoftoi shtyrjen e mitingut të hapjes së fushatës elektorale.

“Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë”, shkruante Rama.

Protesta e opozitës është e shtata në radhë dhe vjen pas 6 organizimeve të tjera masive.

Vendi është në një krizë të thellë politike, pas djegies së mandateve nga opozita, e cila kërkon largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Por kjo kërkesë, është e parelizueshme për Ramën që ofron dialog dhe jo dorëheqje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 2 qershor 2019 protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll