Politike

 “Ku janë hetimet për vrasjen e Santos”, Arta Marku flet edhe për dosjet 339 e 184: Shumë shpejt do kemi vendim, çësh

27 Maj 2019, 10:31 Nga DOSJA
 “Ku janë hetimet për vrasjen e Santos”, Arta Marku

TIRANE– Deputeti i PD në Kuvend, Lefter Maliqi ka pyetur kryeprokuroren Arta Marku në raportimin në Komisionin e Ligjit dhe Sigurisë, se ku janë hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Maliqi pyeti Markun se në ç’fazë janë hetimet për dosjet 339 dhe 184. Kryeprokurorja tha se shumë shpejt do të ketë një vendim nga prokurorët e çështjes për të dyja dosjet.

Debati në komision: 

Lefter Maliqi:Publiku pret arrestime të peshqve të mëdhenj. Bosët e krimit janë në qeveri, janë ish qeveritarë. Njerëzit pa përkrahje ekonomike vuajnë dënime ne burgje me shume vite dhe për vepra te vogla penale

Spartak Braho: Është e ndaluar për prokurorja të flasë për çështje konkrete, te shmangen pyetjet për çështje konkrete.

Lefter Maliqi: Ku janë hetimet për Artan Santon? U vra mu para Parlamentit? Hetimet për Dosjet 339 dhe 184 akoma nuk dihet ku janë, duam të dimë çfarë po ndodh me ato dosje?

Arta Marku: Dosjet e krimit që gjenden në qeveri. Ne s’kemi atribut ndjekjen penale. Dosjet, shifra janë të detajuara, nëse ju doni detaje. Dosja Santo, është jashtë periudhës për të cilën po raportojmë sot, është çështje konkrete dhe nuk mund të jap asnjë të dhënë për të.

Dosjet për të cilat kanë dalë përgjimet. Vazhdojnë të jenë nën hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka një problematikë, janë zvarritur, ka patur shumë përgjime por nuk janë zbardhur. Dosja 339 po hetohet nga disa prokurorë dhe 11 OPGJ. Po punohet dhe shumë shpejt do kemi një vendimarrje që do të bëhet publike. Dosja 184 gjithashtu është përgjuar dhe nuk ka asnjë rezultat. Presim vendimmarrje të shpejtë. Atë iu kam kërkuar prokurorëve, që të hetojnë shpejt çështjet që kanë tronditur politikën shqiptare.

Ditën e sotme, kryeprokurorja Arta Marku prezantoi para Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, raportin për vitin 2018, ku parashtrohej puna e Prokurorisë së Përgjithshme, në këtë raport bëhej e ditur se qarku me më shumë vepra penale ishte Vlora, dhe ai më pak problematik ishte qarku i Dibrës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku lefter maliqi vrasja e artan santos arta marku lefter maliqi vrasja e artan santos

Sondazh

Poll