Politike

Raporti i Prokurorisë, Arta Marku: Qarku me kriminalitetin më të lartë, Vlora

27 Maj 2019, 10:00 Nga DOSJA
Raporti i Prokurorisë, Arta Marku: Qarku me kriminalitetin më të

TIRANË- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka prezantuar sot para Komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë, raportin e prokurorisë për vitin 2018. Një muaj para zgjedhjes së kryeprokurorit të ri, Marku tha se kriminaliteti më i lartë në vitin 2018, ishte në qarkun e Vlorës, ndërsa më i ulët ishte në Dibër.

 “Prokuroria ka zbatuar të gjitha ligjet në fuqi dhe rekomandimet e Këshillit të Ministrave, rekomandimet e BE, për të shpejtuar rrugën për integrimin e BE. Për vitin 2018 kemi më shumë procedime penale se në vitin 2017. Viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët, për shkak të procesit të vettingut. Prokurorët kanë qenë disi apatik, pasi në mënyrë të pashmangshme ka ndikuar në punën e tyre.

Një pjesë e procedimeve janë nisje nga Prokuroria, ndërsa më shumë janë referime nga qytetarët dhe policia. Më shumë procedime penale janë shënuar në Tiranë, më pas në Durrës, Elbasan, Shkodër.  Përqindja më e ulët e kriminalitetit është në qarkun e Dibrës, kurse më të lartë e ka qarku i Vlorës. Veprat penale më të lartë janë vjedhja e pasurisë, krime ndaj personit, krimet ndaj tokës, veprat e dhunës kryesisht në familje. Në 2018, janë dënuar më shumë se 10 mijë persona”, tha Arta Marku.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku raporti i prokurorise arta marku raporti i prokurorise

Sondazh

Poll