Politike

Pjesë e Parlamentit Europian, Basha uron shqiptaren: Moment historik, krenar

27 Maj 2019, 06:42 Nga DOSJA
Pjesë e Parlamentit Europian, Basha uron shqiptaren: Moment historik,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar shqiptaren Arba Kokalari e cila u bë pjesë e Parlamentit Europian.

Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se ky është një moment historik.

Ai ka falenderuar të gjithë shqiptarët që me votat e tyre kanë mundësuar futjen e Kokalarit në PE.

“Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!

Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!

Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!”– shkruan Basha.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arba kokalarishqiptarja ne parlamentin europian basha uron shqiptaren lulzim basha arba kokalarishqiptarja ne parlamentin europian basha uron shqiptaren lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2019, 15:19

Artan Fuga: Rama në dilemën e Enverit në 1955!

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka bërë një shkrim, ku analizon dhe krahason ngjashmëritë të figurës politike të kryeministrit Edi Rama me atë të ish-dikatori...