Politike

Zgjedhjet për PE/ Knut Fleckenstein nuk është më eurodeputet

26 Maj 2019, 18:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet për PE/ Knut Fleckenstein nuk është më eurodeputet

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në KE, ka pësuar një disfatë të madhe në zgjedhjet e sotme për Parlamentin Europian.

Partia me të cilën konkurronte eurodeputeti dhe raportuesi për vendin tonë ka perfomuar dobët në zgjedhjet që janë mbyllur pak minuta më parë.

Si rezultat Knut Fleckenstein nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e Parlamentit Europian, duke humbur postin që mbante deri më tani.

“Në Hamburg sapo fola me anëtarët dhe miqtë e SPD Hamburg. Rezultatet e para janë zhgënjyese për mua. Do të doja tju përfaqësoja Hamburgun në Parlamentin Europian edhe në 5 vitet e ardhshme. Por duket se është e thënë. Po presim rezultatet finale”, shkruan Fleckenstein në postimin e tij të fundit në Facebook.

Përveçse humbje personale për politikanin gjerman, disfata e sotme nuk do të përjetohet mirë as nga qeveria në Tiranë, anëtarë të së cilës kanë patur marrëdhënie të mira me Fleckenstein, i cili në shumë raste ka dalë hapur përkrah mazhorancës.

Marrë nga Syri.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike knut flackenstein parlamenti europian zgjedhjet per parlamentin europian knut flackenstein parlamenti europian zgjedhjet per parlamentin europian

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2019, 15:19

Artan Fuga: Rama në dilemën e Enverit në 1955!

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka bërë një shkrim, ku analizon dhe krahason ngjashmëritë të figurës politike të kryeministrit Edi Rama me atë të ish-dikatori...