Politike

Basha reagon sërish pas protestës: Është koha për zgjidhje politike

26 Maj 2019, 17:39 Nga DOSJA
Basha reagon sërish pas protestës: Është koha për

TIRANË– Lulzim Basha ka reaguar lidhur me protestën e 25 majit. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se shqiptarët nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. 

Sipas tij, “Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar”. 

Ai shprehet se tani është koha për zgjidhje politike. 

Postimi i plotë

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! 
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. 
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama largimi i rames lulzim basha protesta e 25 majit zgjidhje politike edi rama largimi i rames lulzim basha protesta e 25 majit zgjidhje politike

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2019, 15:19

Artan Fuga: Rama në dilemën e Enverit në 1955!

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka bërë një shkrim, ku analizon dhe krahason ngjashmëritë të figurës politike të kryeministrit Edi Rama me atë të ish-dikatori...