Politike

Balliu ultimatum Ramës: Ke 5 ditë kohë, 31 maji nuk e përjashton Surrelin

26 Maj 2019, 17:00 Nga DOSJA
Balliu ultimatum Ramës: Ke 5 ditë kohë, 31 maji nuk e

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e lajmeve në News 24 i dha kryeministrit Edi Rama ultimatum 5 ditë për të dhënë dorëheqje, thënë ndryshe deri më 31 maj. 

Deputeti demokrata u shpreh duke paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se data 31 maj nuk përjashton asnjë gjë, duke përfshirë këtu edhe Surrelin, zona ku kryeministri Edi Rama, ka shtëpinë e tij. 

“Edi Rama ka pesë ditë kohë të zgjedhi rrugën europiane që është dorëheqja. Data 31 maj nuk përjashton absolutisht asnjë gjë, nga Kryeministria deri në Surrel. Nuk mund të tolerohet të kemi zgjedhje vetëm me një parti. Jemi në Shqipërinë e 2019-ës”, – deklaroi Balliu.

Më tej ai shtoi se revolta nuk ka skenare, ndërsa përmendi incidentet me protestuesit tek Kuvendi.

Ai tha: “Revolta nuk ka skenare. Po ta shikoni herën e fundit, pavarësisht mundimit të lidershipit të PD për të ruajtur një lloj paqeje, në momentin që qytetarët iu afruan Parlamentit nuk mund të kontrolloheshin. Sapo u afruan te parlamenti, revolta e tyre ishte e papërmbajtshme. Nëse Edi Rama vazhdon me këto provokime vetëm do t’i hedhë benzinë zjarrit. Dua të theksoj se nuk është asgjë e rastësishme.

Çdo qytetar duhet të dalë për fëmijën e tij që të mos largohet”.

Kujtojmë se opozita zhvilloi një ditë më parë protestën e sj të 6-të kombëtare. Protesta veç disa shashkave dhe boje të gjuajtur drejt Kryeministrisë, apo disa incidenteve përballë Kuvendit, nuk kishte fragmente dhune. Protestuesit lëshuan balona të bardha me mbishkrimin IK në qiell, që simbolizonin largimin e kryeministrit Edi Rama. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balli ultimatum ramës edi rama klevis balliu protesta e opozites 31 maj 2019 protestuesit në surrel balli ultimatum ramës edi rama klevis balliu protesta e opozites 31 maj 2019 protestuesit në surrel

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2019, 15:19

Artan Fuga: Rama në dilemën e Enverit në 1955!

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka bërë një shkrim, ku analizon dhe krahason ngjashmëritë të figurës politike të kryeministrit Edi Rama me atë të ish-dikatori...