Politike

“Mirënjohëse të gjithë pjesëmarrësve në protestën paqësore”, Hajdari: Vijon përpjekja për negociatat

26 Maj 2019, 15:33 Nga DOSJA
“Mirënjohëse të gjithë pjesëmarrësve në

TIRANË- Pas protestës së 6-të kombëtare të opozitës së bashkuar, ka reaguar edhe kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hajdari përgëzon protestuesit por edhe organizatorët e protestës, për zhvillimin e saj në mënyrë paqësore. 

“U jam mirënjohëse të gjithë atyre që morën pjesë në protestën e mbrëmshme dhe mbajtën një protestë paqësore. Ndërsa vazhdon përpjekja për hapjen e negociatave në javët e ardhshme, kjo betejë është në emër të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake. ????”, – shkruan Hajdari.

Kujtojmë se opozita zhvilloi një ditë më parë protestën e sj të 6-të kombëtare. Protesta veç disa shashkave dhe boje të gjuajtur drejt Kryeministrisë, apo disa incidenteve përballë Kuvendit, nuk kishte fragmente dhune. Protestuesit lëshuan balona të bardha me mbishkrimin IK në qiell, që simbolizonin largimin e kryeministrit Edi Rama. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 25 maj 2019 rudina hajdari protesta e opozites 25 maj 2019 rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 26 Maj 2019, 15:19

Artan Fuga: Rama në dilemën e Enverit në 1955!

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka bërë një shkrim, ku analizon dhe krahason ngjashmëritë të figurës politike të kryeministrit Edi Rama me atë të ish-dikatori...