Politike

Iu dha karburant protestuesve të PD-së, Hetimi Tatimor bllokon biznesin në Elbasan, PD denoncon:Me urdhër të Ballës

26 Maj 2019, 11:19 Nga DOSJA
Iu dha karburant protestuesve të PD-së, Hetimi Tatimor bllokon

Elbasan–Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka deklaruar se dënon dhunën që sipas saj po përdor qeveria ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve, të cilët mbështesin Partinë Demokratike. Dega e PD-së në Elbasan ka denoncuar se ditën e djeshme janë ndaluar shumë të rinj që të mos merrnin pjesë në protestën e opozitës. PD thekson se me urdhër të Taulant Ballës është bllokuar karburanti i një biznesmeni të djathtë në Elbasan pasi ai mori pjesë në protestën e opozitës.

Dosja.al mëson se biznesmenit që i është bllokuar karburanti, pasi kjo pikë mbush me karburant makinat dhe automjetet që nisen për në protestë të opozitës. Pra çdo mjet shënon targën, emrin dhe  furnizohet me karburant.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dje pranë karburantit ka kaluar edhe Taulant Balla.

Reagimi i PD-së në Elbasan:

Ditën e djeshme më herët filloi me ndalimin e të rinjve duke u bërë presion që të mos merrnin pjesë në protesta, ndryshe do të viheshin para ligjit, por kjo nuk e pengoi revanshin e popullit të Elbasanit që të merrte pjesë në protestën e 25 Majit.Por urdhrat politikë të kryesuesit të PS Elbasanit për Qarkun Elbasanit Taulant Balla nuk janë ndalur vetëm tek qytetarët dhe mbështetësit e PD, por edhe ndaj bizneseve me bindje politike të djathtë.Një grup Hetimit –Tatimorë nga Tirana në mënyrë të befasishme me urdhër politik, kanë bllokuar një nga karburantët “energy blu” të një biznesmeni me bindje të djathtë .Edhe pse nuk gjetën asnjë problematikë, këtë e tregon edhe procesverbali që nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata i kanë vënë shiritin deri në një urdhër të dytë politikë.Partia Demokratike i bën thirrje nënpunësve si ato policore por edhe të organit Tatimor të mos bëhen vegla qorre të këtij pushteti që dhunon qytetarët e vetë.

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd elbasan akuzon ballën protesta e opozites 25 maj 2019 pd elbasan akuzon ballën protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll