Politike

PD denoncon:Me urdhër të Ballës është bllokuar karburanti i një biznesmeni të djathtë në Elbasan

26 Maj 2019, 11:56 Nga DOSJA
PD denoncon:Me urdhër të Ballës është bllokuar

Elbasan–Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka deklaruar se dënon dhunën që sipas saj po përdor qeveria ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve, të cilët mbështesin Partinë Demokratike.

Dega e PD-së në Elbasan ka denoncuar se ditën e djeshme janë ndaluar shumë të rinj që të mos merrnin pjesë në protestën e opozitës. PD thekson se me urdhër të Taulant Ballës është bllokuar karburanti i një biznesmeni të djathtë në Elbasan.

Ditën e djeshme më herët filloi me ndalimin e të rinjve duke u bërë presion që të mos merrnin pjesë në protesta, ndryshe do të viheshin para ligjit, por kjo nuk e pengoi revanshin e popullit të Elbasanit që të merrte pjesë në protestën e 25 Majit.Por urdhrat politikë të kryesuesit të PS Elbasanit për Qarkun Elbasanit Taulant Balla nuk janë ndalur vetëm tek qytetarët dhe mbështetësit e PD, por edhe ndaj bizneseve me bindje politike të djathtë.Një grup Hetimit –Tatimorë nga Tirana në mënyrë të befasishme me urdhër politik, kanë bllokuar një nga karburantët “energy blu” të një biznesmeni me bindje të djathtë .Edhe pse nuk gjetën asnjë problematikë, këtë e tregon edhe procesverbali që nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata i kanë vënë shiritin deri në një urdhër të dytë politikë.Partia Demokratike i bën thirrje nënpunësve si ato policore por edhe të organit Tatimor të mos bëhen vegla qorre të këtij pushteti që dhunon qytetarët e vetë.”, shprehet PD Elbasan.

J.V & A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokohet karburanti ne elbasan pd elbasan pd elbasan akuzon ballën taulant balla bllokohet karburanti ne elbasan pd elbasan pd elbasan akuzon ballën taulant balla

Sondazh

Poll