Politike

Letra e pestë/ Basha i kthen përgjigje Ramës: Nuk dorëzohemi, forca jonë është qëndresa

26 Maj 2019, 09:59 Nga DOSJA
Letra e pestë/ Basha i kthen përgjigje Ramës: Nuk

Tiranë- Pak minuta pasi kryeministri Edi Rama i dërgoi letrën  e pestë publike kreut të PD-së, ka reaguar Lulzim Basha. Ky  i fundit shprehet se nuk dorëzohen për liritë dhe të drejtat, dhe se sipas tij forca e opozitës është qëndresa. “Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.”, shprehet Basha.

Në letrën e pestë publike Rama ka ftuar sërish për dialog Ramën por i theksoi zgjedhjet e 30 qershorit nuk shtyhen. Rama deklaroi se mitingu i hapjes së fushatës do të jetë më 1 qershor për shkak të protestës së opozitës më 31 maj.

Një ditë më parë opozita zhvilloi protestën e radhës e cila ishte paqësore. (lexo këtu)

Reagimi: 

Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa. 

Foto të publikuara nga Basha:

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha i kthen përgjigje ramës dialogu rama basha kriza politike zgjedhjet e 30 qershorit basha i kthen përgjigje ramës dialogu rama basha kriza politike zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll