Art&Argëtim

Bashkëshorti në kërkim për vrasjen në Ish-Bllok, Suada Sherifi: Jam martuar me Eldi Dizdarin

1 Shkurt 2019, 15:39 Nga DOSJA
Bashkëshorti në kërkim për vrasjen në Ish-Bllok, Suada

Ish-Miss Shqipëria Suada Sherifi dhe Eldi Dizdari qenkan martuar në fshehtësi të plotë, ndërkohë që ky i fundit është në kërkim nga policia si personi kyç për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

E ftuar në “Thumb”, Suada u pyet se kur do ta realizonte ceremoninë madhështore martesore, pasi kjo është një gjë që e bën çdo personazh publik, modelja tha: Në fakt e kam mbajtur të fshehtë, por unë jam martuar goca!

Kujtojmë që Sherifi është tashmë nënë e një vajze dy vjeçare, të cilën e ka pagëzuar me emrin Deizi. Partneri i modeles Eldi Dizdari kërkohet nga policia si personi kyç për krimin e ndodhur në ish-Bllok, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018.

Historia e ngjarjes në zonën e Ish-Bllokut

Në lokalin “Monopol”, mw datw 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz ajaks boshnjaku arber cekaj eldi dizdari elvana gjata ervin mata ervis martinaj fabjol alushi fabjol gaxha martese e fshehte ngjarja ne ish-bllok suada sherifi ajaks boshnjaku arber cekaj eldi dizdari elvana gjata ervin mata ervis martinaj fabjol alushi fabjol gaxha martese e fshehte ngjarja ne ish-bllok suada sherifi

Sondazh

Poll