Politike

Më 31 maj PS nis fushatën, opozita në protestë, caktohet data e radhës për aksionin kombëtar

25 Maj 2019, 20:06 Nga DOSJA
Më 31 maj PS nis fushatën, opozita në protestë, caktohet

TIRANË- Në mbyllje të 180 minutave protestë, opozita e bashkuar ka marrë vendim që të vijojë aksionin për të plotësuar kërkesat e saj për largimin e qeverisë Rama.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se protesta e radhës do të zhvillohet më 31 maj 2019.

Kjo do të jetë protesta e shtatë kombëtare e opozitës së bashkuar me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama.

Protesta përkon me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë.

Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të.

Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident.

Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 31 maj 2019 lulzim basha protesta e opozites 31 maj 2019

Sondazh

Poll