Politike

Basha mbyll protestën: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë

25 Maj 2019, 19:29 Nga DOSJA
Basha mbyll protestën: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbyllur protestën e sotme më një fjalim tek selia e PD.

Ai u shpreh se opozita është e gatshme që të japë gjithçka për votën e lirë, duke u dërguar një mesazh ndërkombëtarëve.

Vëllezër dhe motra, mbështes bashkimin tonë në 16 shkurt, i cili ka kulmuar sot. Mesazhi më i qartë i shpresës që ka lindur. Çdo ditë edhe më shumë protestat tona bëhen edhe më të mëdha. Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë: Ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, ne jemi popull i Europës dhe nuk e pranojmë dot kurrë despotizimin. Sot japim këtë meszh të qarët dhe të vendosur: Këtë betejë e nisëm , Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për largimin e Edi Ramës. E vetmja rrugë për të hapur dyert e Europës. Ky bashkim ka forcën dhe vendosmërinë për ta ccuar këtë betejë deri në fund. Jemi gati që së bashku bashkë me të gjithë faktorët politik të vendit të bëjmë të mundur largimin”, tha Basha.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha opozita proteston protesta e opozites 25 maj 2019 lulzim basha opozita proteston protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll