Politike

Protesta/ Berisha mesazh Ramës: Edhe 300 pashë nën tokë po u fute, do të të nxjerrim si mi

25 Maj 2019, 19:02 Nga DOSJA
Protesta/ Berisha mesazh Ramës: Edhe 300 pashë nën tokë po u

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë protestës së opozitës i ka dërguar një mesazh pasardhësit të tij, Edi Ramës.

“Kryengritësit guximtar me qindra mijëra si asnjëherë në histori, realizuan protestën më të fuqishme që ka realizuar vendi. Me këtë rast, dua t’i them monstrës, Edvin Kristaq Xhelati, mos mendo për një të mijtën e sekondës se mund t’ua rrëmbesh këtyre burrave dhe grave pluralizmin. Kur të rrëmbesh jetët e tyre, mund tua rrëmbesh pluralizmin. Po rikthehet në origjinën e etërve të tyre xhelatë. Lexo mesazhin e tyre. Protesta e tyre është për liri. Dije mirë se 300 pashë nën tokë po u fute do të grehin si mi për të dhënë llogari,”-tha Berisha.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 25 maj 2019 sali berisha edi rama protesta e opozites 25 maj 2019 sali berisha

Sondazh

Poll