Politike

Protesta e opozitës, gazetari Tim Judah në Tiranë: Bulevardi plot, gjithçka e qetë

25 Maj 2019, 18:54 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, gazetari Tim Judah në Tiranë: Bulevardi

TIRANË- Gazetari i njohur që ka punuar për mediat më të rëndësishme në Britaninë e Madhe, Tim Judah ka marrë sot pjesë në protestë.

Ai ka postuar foto nga bulevardi ku qytetarët marshuan për të shkruar drejt Kreyemintrisë, duke thënë se gjithçka është e qetë.

Ai shkruan në Twitter se ndodhet në Tiranë për të ndjekur dhe mbuluar si gazetar protestën e sotme të shqiptarëve.

“Me kolegët nga Balkan Insight dhe Reporteralbania për të mbuluar protestën e opozitës së sotme të Tiranës. Bulevardi është plot. Deri tani të gjitha paqësore”, shkruan ai.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(A.B/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 25 maj 2019 tim judah protesta e opozites 25 maj 2019 tim judah

Sondazh

Poll