Politike

Me dritën e telefonit ndezur, Berisha i bashkohet thirrjes së Bashës, marshon drejt parlamentit

25 Maj 2019, 18:50 Nga DOSJA
Me dritën e telefonit ndezur, Berisha i bashkohet thirrjes së

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në marshimin e protestuesve të thirrur sot nga opozita.

I veshur me jelek të zi dhe këmishë të bardhë, lideri historik i PD, është kapur nga kamerat teksa ecën krah Gazmend Bardhit drejt Parlamentit.

Kjo lëvizje vjen pas thirrjes që kryetari i PD, Lulzim Basha, iu bëri protestuesve, dhe pjesëmarrësve në protestë.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 25 maj 2019 sali berisha protesta e opozites 25 maj 2019 sali berisha

Sondazh

Poll