Politike

Ç’po paralajmëron Basha? Thirrja : Demokraci a vdekje, në ditët e ardhshme, të jeni gati në çdo minutë…

25 Maj 2019, 18:36 Nga DOSJA
Ç’po paralajmëron Basha? Thirrja : Demokraci a vdekje, në

TIRANE- Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij para protestuesve, iu ka bërë qytetarëve që të jenë të gatshëm në ditët e ardhshme, për atë që ai e quajti “garancia se zëri i tyre do të dëgjohet”.

Kryetari i PD nuk e specifikoi arsyen pse qytetarët duhet të jenë gati në çdo moment, por thirrja iu drejtua të gjithëve, për t’a përfunduar me frazën “Demokraci ose vdekje”.

“Ditët e ardhshme janë vendimtare për fëmijët tuaj dhe për të ardhmen tuaj. Ju përshënddes për qendresën tuaj, është bekim hyjnor. Ju kërkoj të vazhdojmë të jemi të gatshëm në çdo minutë dhe orë në javët e ardhshme për të qendruar kështu shpresëplotë se zëri juaj është dëgjuar ose jo. Mirënjohës për partnerët tanë që e dinë se rruga kalon përmes normave. Liri a vdekje, demokraci a vdekje.”-tha Basha.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 25 maj 2019 lulzim basha protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll