Politike

Basha falenderon ndërkombëtarët: Folët njërëzi kundër zgjedhjeve pa opozitën

25 Maj 2019, 18:21 Nga DOSJA
Basha falenderon ndërkombëtarët: Folët njërëzi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga protesta e opozitës ka falenderuar ndërkombëtarët që siç tha ai ata janë shprehur kundër zgjedhjeve pa opozitën. Basha tha se Rama nuk do të ketë më në dorë fatin e zgjedhjeve dhe se mesazhi i opozitës është vetëm: Rama ik.

“Mirënjohje më të thellë kam sot për kurajon tuaj, që zgjoi botën demokratike, që ne jemi populli i Evropës, ne besojmë në vlera, besojmë tek atdheu, besojmë tek demokracia. Ndaj kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë bëhet për Evropën. Në emrin tuaj dhe një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë miqtë tanë perëndimor dhe kanë thënë njëëzri që t’i jepet fund farsës me zgjedhje pa opozitën.  

Populli evropian është i vendosur për zgjidhje politike dhe ajo kalon vetëm me largimin njëriut që shkatërroi zgjedhjet, ai kurrë më nuk do ta ketë më fatin e zgjedhjeve të Shqiptarëve. Ja ku është mesazhi ynë, Rama ik”, tha Basha.

Opozita e bashkuarka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 25 maj 2019 lulzim basha protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll