Politike

Letra e katërt/ Basha i kthen përgjigjen Ramës: Dëgjoje nga Surreli dhe çdo bunker ku futesh

25 Maj 2019, 18:16 Nga DOSJA
Letra e katërt/ Basha i kthen përgjigjen Ramës: Dëgjoje nga

TIRANË- Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigjen Kryeministrit Edi Rama, për letrën e katërt publike që ky i fundit i dërgoi sot. 

Pak metra larg zyrës së kryeministrit, teksa po mbante fjalën para mijëra protestuesve, Basha ia la përgjegjësinë për t’i kthyer përgjigjen qytetarëve.

Në kor, ata thirrën “Rama ik. ”

“Kërkon gjasme dialog me mua. Dëgjoje përgjigjen. (Turma thërret Rama ik). Dëgjoje nga Surreli dhe çdo bunker ku futesh.”-tha Basha.

Më tej, kryetari i PD, shpalosi edhe njëherë para protestuesve platformën e PD për të fuqizuar parlamentin, presidentin dhe për të ndryshuar sistemin elektoral.

Jemi të vendosur për t’a bërë fundin të pakthyeshëm, për të përcjellë kumtin “Rama ik”. Bashkë me Ramën do të përcjellim përgjithnjë mundësinë që një tiran dhe një grup horrash të zaptojnë pushtetin. Dialogu kombëtar që do t’ju përfshijë të gjithëve, një parlament që kontrollohet nga ju, me një apo me dy dhoma, një president me kompetenca të plota, drejtësi e vërtetë, drejtësi e pavarur. Referendumin si e drejtë e patjetërsueshme, që ju takon ju, për cështjet tuaja dhe të vogëlushëve tuaj.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, i dërgoi letrën e katërt publike Lulzim Bashës. Rama theksonte nevojën për një dialog me Bashën, si dhe përsëriti qendrimin e tij, se nuk do të dorëhiqet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 25 maj 2019 lulzim basha protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll