Politike

Protesta e opozitës, Basha “ngre” lart mijëra zemra: Rama duhet të kishte ikur, mesazhi i popullit

25 Maj 2019, 18:09 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Basha “ngre” lart mijëra zemra: Rama

TIRANE-Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur para mijëra mbështetësve që kanë dalë në bulevard për të të protestuar, se qeveria e kryesuar nga Rama duhet të ishte larguar me kohë.

Basha, që nis fjalën e tij në protestën e gjashtë kombëtare, tha se në Evropë, nuk mund të qëndrojë një kryeministër që kapet duke vjedhur.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të rinj e të reja, bashkëqytetarë, mirësekeni ardhur në këtë bashkim madhështor dhe historik zemrash dhe mendjesh. Bashkimi ynë, historik. Miting, madhështor dhe i paprecedentë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa, kjo është aspirata. Ky është misioni. Nuk ka në Evropë, kryeministër që të kapet vjedhur. Politikan që të ta mbushë grupin parlamentar me kriminelë. Do ishte larguar me dhjetëra herë. Kam vetëm një mesazh nga populli: Rama ik! Ky është mesazhi i sovranit, në 3 muaj qendresë. Ky është mesazhi i qytetarëve të bashkuar përtej dallimeve partiake dhe krahinore. Njeriun që futi krimin në parlament.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 25 maj 2019 lulzim basha protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll