Politike

Protesta e opozitës, Braçe tregon ku ndodhen qytetarët e Tiranës: Nuk janë në miting (Foto)

25 Maj 2019, 17:56 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Braçe tregon ku ndodhen qytetarët e

TIRANË– Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ndërkohë që opozita po zhvillon protestën e saj të gjashtë kombëtare.

Braçe ka publikuar disa foto nga Parku i Liqenit dhe krahas tyre shkruan se qytetarët tiranas nuk ndodhen në ‘miting’.

“LIVE: TIRANA ZGJEDH #PARKUNELIQENIT! Nuk shihni tiranas ne miting? JA KU ESHTE POPULLI I TIRANES!”, shkruan Braçe krahas fotove ku shihet Parku i Liqenit.

Ndërkohë opozita po zhvillon përpara kryeministrisë protestën e gjashtë kombëtare. Gjithçka ka nosur në orën 19:00 dhe 1500 efektivë policie janë në terren.

Kryeministria dhe Parlamenti janë rrethuar me gardhe hekuri. Nëpër shtylla janë vendosur kamera me rezolucion të lartë.

Presidenti Meta është shprehur që nëse do ketë dhunë përgjegjësia bie mbi drejtuesit e opozitës. Rama i ka dërguar një letër të katër Bashës ku i kërkon të dialogojnë për krizën.

Kryedemokrati Lulzim Basha sapo i është bashkuar protestës së qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace protesta e opozites 25 maj 2019 erion brace protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll