Politike

“Ra Rama nga fiku”, Nora Malaj ia merr këngës në nisje të protestës (VD)

25 Maj 2019, 17:52 Nga DOSJA
“Ra Rama nga fiku”, Nora Malaj ia merr këngës në

TIRANË- Qindra mijëra mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mbledhur pranë selisë së kësaj partie nga ku do të nisen bashkë me drejtuesit drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë të opozitës.

Por në nisje të marshimit drejt Kryeminsitrisë situata është e ndezur në selinë e LSI ku janë mbledhur protestuesit. Bashkë me ta qëndrojnë dhe ish-deputetë e përfaqësues të tjerë të kësaj force.

Ish-deputetja Nora Malaj shihet në një video të News 24 teksa shoqëron të rinjtë që ia marrin një kënge popullore të njohur por me personazh këtë herë kryeministrin Edi Rama.

Nora Malaj me mikrofon në dorë këndon “Ra Rama prej fiku” bashkë me protestuesit e tjerë.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nora malaj protesta e opozites 25 maj 2019 ra rama nga fikur nora malaj protesta e opozites 25 maj 2019 ra rama nga fikur

Sondazh

Poll