Politike

Protesta/ Në pritje të ëmbël… Jorida Tabaku në mbështetje të PD: Ndodh njëherë në jetë, s’ka dhunë

25 Maj 2019, 17:47 Nga DOSJA
Protesta/ Në pritje të ëmbël… Jorida Tabaku në

TIRANE- Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, nuk është tërhequr nga jeta politike, pavarësisht se është në javët e fundit të shtatzënisë.

Ish-deputetja është shprehur se nuk ndihet e rrezikuar, pasi PD nuk ka program dhune.

“Ka dalë gjithë Shqipëria, s’mund të mos dilja unë. Ka shifra për mbi 60 mijë protestuesë. Ndodh njëherë në jetë, s’doja ta humbja dhe unë, as për bebin. PD s’ka programuar dhunë.”-tha Tabaku.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot një protestë për më shumë se 180 minuta. Qytetarët në fillim u grumbulluan para Kryeministrisë. Kreu i PD mbajti një fjalim ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës dhe tha se s’do të kishte dialog me të. Më pas qytetarët bënë një marshim nga Kryeministria drejt Parlamentit, ku u shënua dhe një incident. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jorida tabaku protesta e opozites 25 maj 2019 jorida tabaku protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll