Politike

Këlliçi: Jemi kundër dhunës, betejën e kemi me Ramën jo me policët

25 Maj 2019, 17:44 Nga DOSJA
Këlliçi: Jemi kundër dhunës, betejën e kemi me

TIRANË– Kreu i FRPD-së është shprehur se Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë paqësore ditën e sotme.

Në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi tha se për të sombolizuar protestën paqësore, në rresht të parë me efektivët e policisë janë vendosur të rinjtë e FRPD-së që mbajnë një shirit të bardhë në krahë, si simbol i paqes.

Për pak minuta pritet që kryetari Basha të dalë në protestë. Ka pjesëmarrje rekord. Numri i qytetarëve po vjen në rritje dhe kjo është protesta e gjashtë kombëtare e opozitës.

Në shesh nuk janë vetëm simpatizantët por edhe qytetarë të cilët janë bashkuar për të protestuar kundër mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës.

Administrata u ka bërë presion në mënyrë që të mos lejonte qytetarët që të merrnin pjesë në protestën e opozitës.

Ne vijmë në paqe dhe për ta kuptuar këtë gjë në rreshtin e parë me efketivët e policisë, kemi vënë të rinjtë e FRPD-së që kanë një shirit të bardhë në krahë, në shenjë paqeje. Betejën e kemi me Ramën, jo me efektivët e policisë,”- tha Këlliçi.

Ditën e sotme në orën 19:00 opozita ka nisur protestën e radhës. 1500 efektivë policie do të jenë në terren.

Kryeministria dhe Parlamenti janë rrethuar me gardhe hekuri. Nëpër shtylla janë vendosur kamera me rezolucion të lartë.Presidenti Meta është shprehur që nëse do ketë dhunë përgjegjësia bie mbi drejtuesit e opozitës. Rama i ka dërguar një letër të katër Bashës ku i kërkon të dialogojnë për krizën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belind kelliçi protesta e opozites 25 maj 2019 belind kelliçi protesta e opozites 25 maj 2019

Sondazh

Poll