Politike

Me shirit të bardhë në krahë, anëtarët e FRPD-së si ‘paqeruajtës’ (Foto)

25 Maj 2019, 16:55 Nga DOSJA
Me shirit të bardhë në krahë, anëtarët e

TIRANË– Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë shfaqur në protestë ne sotme të opozitës. Ajo që bie në sy është se anëtarët e FRPD-së kanë një shirit të bardhë në krahë.

Ndoshta ky simbol ‘paqeruajtësi’ është një shenjë e një proteste paqësore. Gjithsesi mbetet për t’u parë vijueshmëria e këtij tubimi.

Ditën e sotme në orën 19:00 opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës. 1500 efektivë policie do të jenë në terren.

Kryeministria dhe Parlamenti janë rrethuar me gardhe hekuri. Nëpër shtylla janë vendosur kamera me rezolucion të lartë.

Presidenti Meta është shprehur që nëse do ketë dhunë përgjegjësia bie mbi drejtuesit e opozitës. Rama i ka dërguar një letër të katër Bashës ku i kërkon të dialogojnë për krizën.

(f.m/dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anetaret e frpd-se protesta e opozites 25 maj 2019 shirit i bardhe anetaret e frpd-se protesta e opozites 25 maj 2019 shirit i bardhe

Sondazh

Poll